ORA E FUNDIT: Vendoset e ardhmja e Kumbullës, agjentët takim me klubin e ri

14 Janar 2020
18:02
Eraldo Harlicaj
back button

Marash Kumbulla është një ndër emrat më të diskutuar të merkatos në Serie A. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare është kthyer në titullar te Verona dhe është një ndër zbulimet më të mira të trajnerit Juric. 19-vjeçari ka pas vetes disa prej klubeve më të mëdha të Italisë, ndërsa e ardhmja mbetet enigmë. 

Gianluca Di Marzio bën me dije se agjentët e tij, Gianni Vitali dhe Stefano Castagna, kanë patur një takim në zyrat kryesore të Interit. Ata kanë diskutuar me drejtuesit e zikaltërve mundësinë e transferimit të të riut në San Siro. Interi dëshiron të arrijë marrëveshjen që në janar, ndërsa kalimi i lojtarit te zikaltrit do të ndodhë në verë. 

Shqiptari do të mbetet në huazim te Verona deri në muajin qershor, drejtuesit e kësaj skuadre kanë shitur Rrahmanin te Napoli dhe Amrabat mund të largohet. Ata nuk duan të mbesin pa prapavijë, prandaj e duan të riun të paktën deri në qershor në skuadër. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit