“Oran 2022” me zhgënjime: Petrov larg podiumit, Beqiri braktis garën

30 Qershor 2022
9:09
Telesport
back button

Lojërat Mesdhetare “Oran 2022” që po zhvillohen në Algjeri nuk kanë qenë shumë produktive për delegacionin kuqezi gjatë orëve të fundit.

Gara e kalit me doreza në gjimnastikën artistike nuk solli medaljen e shumëpritur me gjimnastin Matvei Petrov. Ai u klasifikua në vendin e gjashtë me 13.400 pikë mes 8 finalistëve, duke mos u ngjitur dot në podium.

Në sportin e boksit, Alban Beqiri, në peshën 69kg, braktisi ndeshjen e tij në raundin e tretë, në çerekfinalen e zhvilluar ndaj vendasit Jugurtha Ait-Bekka. Sipas KOKSH, ky vendim erdhi pas njëanshmërisë së gjyqtarëve.

Në këto kushte, me anshmëri të dukshme të gjykimit, skuadra kuqezi vendosi të tërheqë boksierin Alban Beqiri nga ndeshja, sepse gara nuk kishte më kuptim”, thuhet në deklaratën e KOKSH, ndërkohë që nga Beqiri pritej medalje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit