Orë vendimtare për Dembele, kthesë e papritur dhe 180 gradëshe te Barça

4 Korrik 2022
8:55
Alfred Lleshi
back button

“Telenovela” e Ousmane Dembélé është gati të përfundojë dhe, përveç ndonjë pengese në minutën e fundit, anësori francez do të vazhdojë te Barcelona. Pas shumë muajsh pasigurie, me takime, oferta, kundëroferta dhe refuzime, megjithëse vullneti i lojtarit ishte gjithmonë të vazhdonte me klubin katalanas (çka ia shprehu trajnerit, presidentit dhe agjentëve të tij), gjithçka tregon se anësori francez do të vazhdojë në “Camp Nou” edhe sezonin e ardhshëm.

Pavarësisht se agjenti i lojtarit, Moussa Sissoko, luajti letrat e tij në negociata, duke apeluar për faktin se Dembélé kishte oferta të tjera më tërheqëse në nivel financiar nga ato që i ofroi Barça, më në fund francezi do të zgjedhë propozimin e fundit të bërë prej tij. Klubi i Barçës, dhjetorin e kaluar, pak para se Mateu Alemany, drejtori i futbollit të niste një sulm ndaj francezit, e ftoi atë të largohej në merkaton e dimrit, pasi nuk kishte rinovuar.

Që atëherë, dhe me insistimin e Xavi Hernández, mbështetësi i tij kryesor, Barça vazhdoi përpjekjet për ta bindur agjentin e lojtarit se opsioni më i mirë për klientin e tij ishte të vazhdonte te Blaugranat, ​​siç duket do të jetë, pasi dy palët janë më afër se kurrë.

Siç raporton “Mundo Deportivo”, Dembélé do ta ulë me 40% rrogën që ka marrë deri tani dhe do të vendoset në nivelin e pagës së Ansu Fati, një nga bizhuteritë e mëdha të Barçës. Përveç pagës, formula që e ka bindur lojtarin është ajo e një kontrate afatshkurtër, konkretisht për dy vite, deri më 2024.

Diçka që, nëse ai vazhdon të përparojë, do t’i lejonte të zgjidhte një kontratë më të mirë në afat të shkurtër. Në këtë interval kohor klubi katalanas mund të rikuperohet financiarisht, ose do ta paguanin më shumë në një klub tjetër, nëse ai arrin të rivlerësojë veten.

Pasi u arrit pjesa më e vështirë, që lojtari të pranonte propozimin e Barçës, pritet firma së shpejti. Askush nuk guxon të specifikojë afatin, se kur Dembélé do t’i vizitojë zyrat e “Camp Nou” për të nënshkruar kontratën e tij të re me Barçën.

Sulmuesi francez e ka me nxitim, jo ​​vetëm për të vulosur vazhdimësinë e tij me Barçën, por edhe për t’u vënë nën urdhrat e Xavi Hernández, i cili rikthehet sot në punë me skuadrën. Përveç luftës për tituj me Barçën, përsëri, Dembélé ka gjithashtu ndër objektivat e tij të shkëlqejë, në mënyrë që ta bindë Didier Deschamps, t’i besojë për ekipin kombëtar.

Me Kupën e Botës në Katar afër dhe pasi humbi finalen e “Rusia 2018”, ku Franca doli kampione, Dembélé dëshiron të jetë në mesin e të zgjedhurve të “gjelave”. Ai e di se duke luajtur me Barçën ka më shumë opsione për këtë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit