Orë vendimtare për fatin e Kjaer, Milan dhe Sevilla nisin bisedimet!

14 Korrik 2020
18:06
Telesport
back button

Një meritë e madhe për formën e jashtëzakonshme të Milanit nga janari e tej është sidomos e afrimeve të merkatos dimërore që mbajnë emrin e Kjaer dhe Ibrahimovic.

Nëse për suedezin është folur shumë, duke nënvizuar peshën e tij në ekip dhe dhomat e zhveshjes, më pak është prekur mbrojtësi danez, i cili sa herë ka zbritur në fushë, kuqezinjtë kanë fituar 80% të ndeshjeve, teksa regjistrohet vetëm një humbje, ajo ndaj Interit në derbi.

Kjaer-Milan, domani la scadenza per il riscatto

I huazuar nga Sevilla me të drejtë blerje për 3.5 mln euro, afati për të paguar kartonin dhe këtë shifër skadon ditën e mërkurë, ndaj edhe janë orë deçizive se çfarë do të bëjnë drejtuesit.

Danezi fiton 2.5 mln euro në sezon dhe Milani tenton të ulë këtë rrogë për shkak edhe të moshës (31 vjeç), ndërsa nuk është problem kartoni dhe vlera e ulët.

Nesër pritet të vijë edhe vendimi përfundimtar nëse Kjaer do të vazhdojë me Milanin edhe sezonin tjetër apo do të kthehet në Spanjë. Por, nga Spanja flasin për akord të arritur tashmë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit