Organizuan “party” me 12 persona, 4 lojtarë të Sevilles xhindosin Ligën Spanjolle!

25 Maj 2020
13:13
Telesport
back button

Periudha e gjatë pa futboll dhe karantina duket se nuk janë pritur aspak mirë nga futbollistët, që megjithatë gjejnë mënyra për të thyer rregulloren, edhe pse gabojnë me pastime në rrjetet sociale.

Deri tani shumë klube kanë gjobitur lojtarët e tyre sepse kanë dalë pa leje ose sepse kanë organizuar festa të ndryshme. Radha është e Sevilles, që ka mbetur e befasuar nga veprimi i 4 futbollistëve të saj, të cilët u mblodhën për një drekë me të dashurit e tyre dhe familjarë, duke u bërë 12 persona.

Sevilla FC » Rosa 2019/2020

Në Spanjë nuk lejohet grumbullimi që kalon numrin e dhjetë personave. Banega, Ocampos, Vasquez dhe De Jong, e thyen këtë rregull dhe gabuan. “I kërkojmë falje klubit dhe tifozëve tanë. Nuk do të përsëritet më diçka e tillë, tani duam të rikthehemi të luajmë sa më shpejt të jetë e mundur”, u shpreh Banega, mesfushori argjentinas.

Sevilla FC 2017/18 new playing kits presented - AS.com

Rreth kësaj ngjarje ka reaguar edhe presidenti i Ligës. Javier Tebas vlerëson ndjesën e futbollistëve, por ata nuk do t’ia hedhin paq. “Është e papranueshme, duhet të jemi shumë të përgjegjshëm për gjërat që bëjmë në mjedisin ku jetojmë. i ftoj lojtarët që të vazhdojnë të respektojnë këtë linjë të vetëdijes. E vlerësoj faktin që kanë kërkuar falje, por katër futbollistët nuk do t’i shpëtojnë masave disiplinore“.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit