Orges Shehi: Kriza e Luftëtarit?! Nuk duhet të jemi në gjumë

15 Dhjetor 2018
13:23
back button

Skënderbeu e ka detyrim fitoren ndaj Luftëtarit në ndeshjen e ditës së nesërme. Kështu shprehet trajneri Orges Shehi, që gjatë konferencës për shtyp një ditë para ndeshjes, tha se gjirokastritët nuk duken në krizë. Ai u shpreh se edhe nëse ajo ekziston brenda klubit, në fushën e lojës skuadra ka treguar të kundërtën. Ndaj sipas Shehit, Skënderbeu, duhet të luajë me 120% të energjive të tij për të fituar këtë sfidë. Ai ka folur edhe për merkaton duke mohuar zërat për largime, ndërkohë që afrime do të ketë.

Ndeshja nesër dhe merkato? Të veçantë ka që ka ardhur situata që duhet të fitojmë patjetër. Duhet të fitojmë patjetër në kuptimin që duhet të japim 120% për këtë ndeshje. Akoma jo, kemi dhe dy ndeshje për të mbyllur këtë vit. Sigurisht që do të kërkojmë të përforcohemi, por është ende herët për të folur për merkaton. Nuk ka asgjë të vërtetë, sigurisht kur afrohet merkato në media lakohen emra, por nuk ka gjë të vërtetë. Ne kemi një grup lojtarësh që kanë marrë minuta. Nesër mendojmë të bëjmë disa ndryshime. Kemi Krasniqin jo të gatshëm, kemi Ditën me katër kartona. Për pjesën tjetër do të vendosim sot.

Luftëtari ka probleme, por unë e shoh si kundërshtar shumë të fortë. Pavarësisht se mund të ketë disa probleme që mund ta karikojnë dhe më shumë. Ata do dëshirojnë të japin gjithçka edhe për pozicionin që janë. Nuk u mungon kualiteti, ndaj e shoh shumë të vështirë.

Barazimi i Partizanit? Kampionati është një garë, duhet të shohësh dhe rivalët. Na interesoi ai barazim, duhet të rikuperojmë pikët dhe ne duhet të japim maksimumin për të marrë pikët tona. Unë mendoj që në situata të tilla, mbledhjet nuk janë për të gjetur fajtorët. Pas rezultateve jo të mira janë normale dhe mbledhje të tilla. Unë përgjigjen nga lojtarët e kam marrë prej kohësh, nga mënyra se si stërviten dhe se sa impenjohen.

Përqëndrimi? Janë gjëra normale që çdokush i kërkon. Në momente të caktuara na ka munguar kjo e sidomos në ndeshje pa tifozë. Ndërkohë në ndeshje të tjera na kanë penalizuar episodet. Një ndeshje nuk fitohet pa shënuar. Por nuk dua të ngarkojë me përgjegjësi sulmuesit. Na del për detyrë të gjithëve ne që të shkojmë te porta, që tu japim mundësi sulmuesve të shënojnë. Na ka munguar kjo në ndeshjen me Kukësin. Unë nuk e kërkoj golin vetëm nga sulmuesit por dhe nga ato që e mbështesin.

Kriza e Luftëtarit? Nuk ka krizë për atë që shohim ne. Brenda tyre mund të ketë diçka, por atë që shohim në fushë nuk besoj se kanë krizë. Ato janë skuadër që kanë kualitete. Në ndeshjen e fundit kanë treguar që kanë mundësi për të shënuar. Kjo nuk duhet të na vërë në gjumë apo të na japi idenë se ka krizë kundërshtari. Për pozitat në të cilat ndodhemi, kjo është ndeshje shumë e rëndësishme për ne.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit