Orges Shehi: Përdorëm strategji për fitoren, Abazi ka bërë faj!

16 Mars 2019
19:24
back button

Orges Shehi është shprehur i kënaqur me fitoren ndaj Kukësit, në një ndeshje shumë të rëndësishme, që e afron me vendet e renditjes, që të japin mundësi të shkosh në kupat e Europës. Pas ndeshjes trajneri i skuadrës Korçare ka folur për mikrofonin e “Supersport”, teksa ka deklaruar se goli ishte një strategji e provuar që në stërvitje, duke e vënë kundërshtarin në vështirësi në minutat e para të ndeshjes.

Fitorja ndaj Kukësit?- Kemi punuar gjatë dy javëve, dhe me këtë ide kemi punuar që në pesë minutat e para të ishim shumë agresivë në sulm, duke e vënë kundërshtarin në vështirësi. Ishte strategji e jona për ta luajtur ndeshjen kështu. 

Afrimet e janarit?- Unë e kam thënë që kanë rritur cilësinë, pavarësisht se jemi në vështirësi për ndërrimet. Gjithsesi nga java në javë ato po rriten dhe po shkrihen me skuadrën. 

Pse e nisët me Sambou?- Ne e filluam ndeshjen kështu dhe menduam që të luajmë me dy qendërmbrojtësa dhe për shkak të eksperiencës, dhe situatës që skuadra po kalonte. Ishte një situatë që donim patjetër pikët ndaj vendosëm kështu. Për peruan në pjesën e dytë ndryshuam për të bllokuar krahët. E pamë që nuk po funksiononte, por bëm ndërrimin ndoshta dhe me afrimin dhe gjendjen fizike të Bregut, mund të konsolidohemi. Ishte një ndeshje vazhdimësie me Teutën, pasi ishim në gjendje të mirë psikologjike. Rezultati në Durrës na dhë besim, dhe e sot e filluam aty ku e lamë me Teutën. 

Ekipi i motivuar pas sinjaleve pozitive nga CAS?– Është normale dhe duke e ditur që një muaj na ndan nga CAS. Shpresat tona janë të mëdha dhe duke ju afruar asaj date skuadra mobilizohet më shumë. Do bëjmë maksimumin për të qenë në zonën “euro”. Besojmë se do marrim frutet tona edhe me cështjen që klubi po merret.

Asist Partizanit pas fitores së sotme?- Dikur na thonin luani vetëm kundër Partizanit, tani thonë që i bët nder Partizanit. Ne kemi objektivat tona. Ndoshta para një jave dhe tani, duke parë që jemi brenda objektivave dhe që luftojmë për veten tonë, ndoshta i kemi bërë dhe favor rivalëve që luftojnë për kreun. 

Na jep siguri, besim dhe vazhdimësi, duke ditur që kemi qenë skuadër vazhdimisht për krehun. Ne kemi qenë të bindur se do të rikthehmi, vetëm se donim një shtysë. 

Kartoni kuq i Abazit?- Me Abazin do të merrem ditën e martë kur të kemi stërvitjen. Është vazhdimësi e kësaj. Me që kombëtarja ka ndeshje këtë javë, lojtarët kanë nevojë për pushim.  Është një ndërhyrje do të doja mos ta shikoja tani, se s`dua të merrem tani me këtë episod. Ka bërë shumë gabim, jo gabim por faj.  Abazi ndoshta e ka bërë pa qëllim se është shumë djalë i mirë, por duhet të ndërhyjmë sepse nuk është kartoni i parë i kuq që merr në këtë lloj situate. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit