Oriana Sabatini zbulon sfondin e bujshëm të njohjes me Dybala: Miqtë e mi më kishin thënë se është… tenist spanjoll

4 Tetor 2022
8:15
Alfred Lleshi
back button

Oriana Sabatini është një yll i vërtetë në Argjentinë, ku së fundi është rikthyer për të promovuar këngën e saj më të fundit “Sola”.

“Do të doja të vendosja një rekord në të ardhmen, – zbuloi gjatë programit “La Peña de Morfi” e dashura e Paulo Dybala, ndërkohë që tregoi një sfond të bujshëm për kohëb kur u takua me sulmuesin actual të Romës. – Miqtë e mi më thanë se Paolo ishte një tenist spanjoll”.

Oriana është sistemuar plotësisht tashmë në Romë, ku ajo dhe Dybala u vendosën në një vilë ekstra luksoze në pronësi të Diawara.

Artistja fluturoi në Argjentinë për të xhiruar videoklipin e këngës së saj të fundit. “Vendi ynë është një nga destinacionet më të bukura që ekziston.

Të gjithë thonë se San Juan është i bukur, se ka peizazhe të pabesueshme dhe m’u duk një ide e mrekullueshme për të përfituar nga mrekullitë natyrore të vendit tonë, por edhe për t’i reklamuar përmes videoklipit”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit