Skuadra e Orlando befason Lakers, duke triumfuar 119-118 në Los Anxhelos, një rezultat surprizë. Mungesa e Davis ndikoi te skuadra kaliforniane, ku u dalluan Cook me 22 pikë e James me 19 pikë e 19 rebound. Për Orlando shkëlqeu Fultz, që realizoi një “triple double”, me 21 pikë, 11 rebound e 10 asist, por 21 pikë realizoi edhe Gordon. Humbja e dytë radhazi për Houston, që u mund 117-107 nga Portland, ndeshje e dominuar nga miqtë.
Westbrook realizoi një “triple double”, me 31 pikë 11 rebound e 12 asist, por që mbetën për statistikë. Lillard me 25 pikë e McCollum me 24 bënë diferencën për Orlando. Këto humbje favorizojnë Denver në Perëndim, që fitoi 100-86 ndaj Charlotte dhe i afrohet kreut. Diferencën e bënë lojtarit e stolit të Denver, që realizuan 50 pikë. Jashtë fushe fiton skuadra e Toronto, që mundi 130-121 Oklahoma, në një ndeshje spektakolare, të dominuar nga kanadezët.
Të gjithë titullarët e Toronto realizuan mbi 15 pikë, por më i miri ishte Powell me 23 pikë, që e nisi ndeshje nga stoli. Miami mundi 106-100 San Antonio, sfidë ku u dallua Nunn me 33 pikë, ndërsa Philadelphia triumfoi 117-106 ndaj Brooklyn (Harris 34 pikë e 10 rebound). Fiton edhe Dallas, që mundi 127-123 Sacramento, me Doncic që realizoi 25 pikë, 15 rebound e 17 asist.
NBA – Rezultatet e sotme
Boston – Detroit, 103-116
Philadelphia – Brooklyn, 117-106
Miami – San Antonio, 106-100
Chicago – Washington, 115-106
Minnesota – Indiana, 99-104
Oklahoma – Toronto, 121-130
Denver – Charlotte, 100-86
Houston – Portland, 107-117
Sacramento – Dallas, 123-127
Lakers – Orlando, 118-119