Orlando popullohet me 22 skuadrat e NBA-së, të gjitha hyjnë në karantinë

10 Korrik 2020
9:53
Telesport
back button

Mbrëmjen e së enjtes ka zbarkuar në Orlando skuadra e Lakers, e fundit nga 22 ekipet që do të vijojnë nga 30 korriku garën për titullin kampion në NBA. Të gjitha ekipet janë dërguar në kompleksin madhështor “Walt Disney World”, ku do të qëndrojnë gjatë periudhës që do të zhvillohen ndeshjet e sezonit të rregullt dhe më pas play off-i.

Të gjitha ekipet, para se të fillojnë stërvitjen në 7 fushat e vëna në dispozicion, do të testohen dhe më pas do të qëndrojnë 2-3 ditë në karantinë. Asnjë nga lojtarët nuk do të lejohet të dalë nga ky kompleks dhe vetëm ditën e hënë pritet të nisin seancat e para stërvitore. përveç 7 fushave që do të përdoren për stërvitje janë edhe 3 fusha ku do të luhen ndeshjet, nga 6 deri në 7 takime në ditë.

Të gjithë lojtarët e stafet përkatëse do të testohen rregullisht çdo 2-3 ditë për shkak të frikës nga pandemia e Covid-19. Shumë basketbollistë kanë dalë pozitivë ditët e fundit dhe nuk kanë ardhur në Orlando. Ata janë tërhequr nga ky sezon ose do të mbërrijnë më vonë, në mesin e korrikut. Sezoni i rregullt nis më 30 korrik dhe çdo ekip do të luajë 8 ndeshje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit