Orsato dhe lojtari i Ateltico Madridit, videoja bën xhiron e botës. Ai nuk kuptoi asgjë…

2 Nëntor 2022
12:19
Alfred Lleshi
back button

Atletico Madrid humbi 2-1 ndaj Porto në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Champions League. Një nokaut që i kushtoi skuadrës së Simeones daljen nga Europa, pas një vendi të katërt absolutisht të papritur, duke qenë se në grup, së bashku me “Colchoneros” ishin edhe Brugge me Bayer Leverkusen, kundërshtarë jo të papërballueshëm në letër.

Një lojë që tregoi edhe një herë vështirësitë e Atleticos, thuajse e panjohur dhe e përkulur nga forca e kundërshtarit. Në Spanjë zhgënjimi është i madh, por shumë e kanë drejtuar gishtin edhe tek arbitri Daniele Orsato. Arbitri italian përfundoi “nën lupë” për shkak të dy gabimeve të supozuara që mund të kishin ndryshuar lojën. Por mbi të gjitha, Orsato mbeti protagonist i një episodi mjaft qesharak që ndodhi në fushë.

Orsato është përjetësuar në një video, në të cilën është gati t’i nxjerrë kartonin e verdhë Reinildo të Atletico Madridit. Lojtari i “Colchoneros” sapo kishte kryer faull ndaj një kundërshtari, për këtë arsye u sanksionua me karton të verdhë. Më pas, kur arbitri italian i afrohet lojtarit, ky i fundit ngre krahun dhe hap dorën për ta tokur me atë përballë. Një gjest i qartë faljeje ndaj lojtarit të Portos, që mbeti “viktimë” e faullit. Orsato, megjithatë, e keqkupton gjestin e tij.

Arbitri italian besoi se Reinildo sikur po e pranonte vendimin e tij për ta paralajmëruar. Por në realitet qëllimet e lojtarit ishin të ndryshme. Pavarësisht nëse e kuptoi apo jo, gjesti i Orsato është gjithsesi klasik për të lehtësuar tensionin në fushë, duke pasur parasysh ritmin shumë të lartë të kësaj ndeshjeje.

Për dikë në Spanjë, ndeshja e Orsatos ishte katastrofike nga pikëpamja e menaxhimit të disa episodeve. Simeone shpresonte të ishte në gjendje të shpëtonte Evropën, kur Griezmann shënoi për 1-2, por Orsato e anuloi golin. Arbitri fishkëlliu një faull të mëparshëm nga De Paul. Një ndërhyrje në të cilën, në realitet të dy shkojnë fort te topi dhe të dy e prekin atë.

Lojtarët e Atletico-s i kërkuan Orsatos të shkonte tek ekrani i VAR për ta rishikuar kontaktin e De Paul. Më parë, Atletico kishte protestuar edhe për një tjetër faull, këtë herë nga një mbrojtës i Portos në zonën e rreptësisë ndaj Correas, por arbitri italian nuk akordoi penallti.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit