Osimhen, flet kirurgu: Dëmtime serioze, operacioni ishte delikat

24 Nëntor 2021
13:33
Alfred Lleshi
back button

Pas operacionit për frakturat e mollëzës së majtë, të pësuara në ndeshjen kundër Interit, Victor Osimhen ndodhet ende i shtruar në klinikën “Reusch” të Napolit, ku do të qëndrojë nën vëzhgim edhe për disa ditë. Profesor Gianpaolo Tartaro, kirurgu, nuk tregoi dot kohën e rikuperimit, por e bëri të qartë se sa delikat ishte operacioni:

“Ai kishte dëme shkatërruese, do ta vlerësojmë dita-ditës. Po punojmë duke parë dhe duke bërë, sepse janë shkatërruar struktura të ndryshme, nga muskujt tek arteriet. Është e gjithë struktura që duhet të kthehet në funksionimin e duhur”.

Në çdo rast, prognoza mbetet ajo e 90 ditëve. Prandaj, është e sigurt që sulmuesi nigerian nuk do të mund të marrë pjesë në Kupën e Afrikës, të planifikuar për mbas një muaji. Fakti që Osimhen është vetëm 22 vjeç, sigurisht që do të ndikojë në kohën e rikuperimit të tij. Në fakt, flitet për mundësinë që brenda një jave të rifillojë punën në palestër dhe të stërvitet në “Castel Volturno”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit