Osimhen, mesazh të koduar Napolit: Ata që më tejkalojnë nuk më shqetësojnë…

9 Maj 2022
12:26
Alfred Lleshi
back button

Në fushë për 90 minuta në transfertën fitimtare ndaj Torinos, por pa e gjetur rrugën e golit, që i mungon prej dy muajsh. Victor Osimhen e ka trajtuar veten me një të diel relaksuese.

Për qendërsulmuesin nigerian, si për shumë lojtarë të tjerë të gjeneratave të fundit, relaksimi nënkupton rrjetet sociale. Osimhen dihet se është shumë aktiv në platforma të ndryshme.

Këtë herë zgjodhi Twitter-in për një mesazh si gjithmonë plot ngjyra, por jo të lehtë për t’u interpretuar, duke përfshirë shkurtesat, shkronjat e mëdha dhe shenjat e pikësimit që mungojnë…

“Kush më surprizon nuk më shqetëson”, – ka shkruar ish-lojtari i Lille, fjalë të ndjekura nga dy “emoji”, ai i 100-shit me të kuqe të nënvizuar dhe ai i falënderimit me duar të bashkuara.

Dekriptimi i këtij mesazhi? Me gjashë ka dashur të thotë: “Ka vetëm një mënyrë për të mbijetuar, kushdo që më kalon mua, nuk më shqetëson”. Postimi shoqërohet me imazhe që e shohin atë me një xhup në smartfonin e tij. Xhupi ishte rreptësisht blu.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit