Osimhen “shënjestron” Milan, vetëm një gol larg historisë në Serie A

31 Mars 2023
12:24
Telesport
back button

Sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen, synon që këtë javë të shkruajë historinë e Serie A. Ai ka realizuar në tri sezonet e fundit 45 gola në Serie A, duke qenë vetëm një gol larg rekordit që ka vendosur liberiani George Weah.

Weah, që ka fituar edhe Topin e Artë, është futbollisti afrikan i cili ka realizuar më shumë gola në Serie A: 46 gola (mes viteve 1995-2000). Ndërsa Osimhen është vetëm një gol larg, rekord që mund të barazohet apo thyhet që këtë fundjavë, në ndeshjen që Napoli i tij do të luajë ndaj Milan.

Në tri sezonet e tij në Seria A, Osimhen ka realizuar 10, 14 dhe aktualisht 21 gola: 45 në total. Progresi i tij është i jashtëzakonshëm, duke e kthyer në një nga lojtarët më të kërkuar në merkaton e verës. Ndërkohë që, falë golave të tij Napoli kryeson Serie A dhe është kualifikuar në çerekfinalet e Champions League.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit