Osimhen tek Juventus, bardhezinjtë kanë gati planin e çmendur

9 Nëntor 2022
15:49
Denis Hakanaj
back button

Sezoni i Juventus-it ka pasur shumë ulje deri në këtë moment dhe pak ngritje, me një renditje që e shikon Zonjën e Vjetër shumë larg kryesuesve të Napoli-t.

Dhe pikërisht nga Axurrët mund të vijë një goditje e madhe për verën e ardhshme. Bëhet fjalë për Victor Osimhen, i cili nuk është më një surprizë për futbollin italian dhe që pëlqehet shumë nga klubi torinez.

Juventus po vlerëson të bëjë një ndryshim të rëndësishëm në sulm. Brenda Victor Osimhen, që De Laurentiis e vlerëson jo më pak se 100 milionë euro, dhe jashtë Dusan Vlahovic.

Sulmuesi serb, i cili është aktualisht i dëmtuar, ka zhgënjyer deri në këtë moment dhe mund t’i lërë vendin nigerianit qershorin e ardhshëm.

Vlahovic pëlqehet shumë në Angli, ku Premier League ka provuar ta marrë që në kohën kur luante te Fiorentina. Tani, për rreth 80 milionë euro, sulmuesi mund t’i thotë me të vërtetë lamtumirë Juventus-it vetëm 18 muaj pas nënshkrimit të kontratës me torinezët.

Një revolucion në sulm për merkaton e verës së ardhshme, me Osimhen si ëndërr për repartin e sulmit të bardhezinjve dhe Vlahovic që është gati të bëjë valixhet.

9 gola dhe 3 asiste në 13 ndeshje të luajtura mes kampionatit dhe kupave për Osimhen me Napoli-n në këtë sezon. E ardhmja e tij mund të quhet Juventus.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit