Osvaldo dhe Gianinna Maradona, çifti më i ri surprizon Argjentinën

3 Prill 2021
11:13
Alfred Lleshi

Në Argjentinë nuk kanë më dyshime: Gianinna Maradona dhe Pablo Daniel Osvaldo janë çifti më i nxehtë i momentit. Kjo do të konfirmohej edhe nga “historia” e fundit e ndarë nga vajza e “Pibe de Oro” në Instagram. Osvaldo aktualisht është në një turne me grupin e tij “Barrio Viejo” dhe Gianinna shfrytëzoi rastin për të publikuar një “histori” në mediat sociale, që e tregon ish-futbollistin në skenën e koncertit të tij të fundit, në San Martín de los Andes.

Të dy tashmë po bëhen seriozë në lidhje. Për momentin ata po bëjnë turne në jug të Argjentinës me fëmijët e tyre. Sipas mediave lokale, me ta është edhe Benjamín, djali i Gianinna me ish-burrin e saj, Sergio Agüero. Osvaldo ishte shumë i lidhur me Diego Armando Maradonën: “Heroi im. Miku im. Asgjë nuk do të jetë më njësoj”, – shkroi ai në Instagram ditën e vdekjes së “Pibe de Oro”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit