Osvaldo zbarkon në Itali me Gianinna Maradona, probleme të reja me drejtësinë

25 Qershor 2022
12:03
Alfred Lleshi
back button

Dani Osvaldo u kthye në Itali me partneren e tij Gianinna Maradona, vajzën e “Pibe de Oro”. Ish-futbollisti duhet të dalë më 27 qershor para gjykatës për t’iu përgjigjur akuzave të ish-partneres Elena Braccini, me të cilën solli në jetë vajzat Victoria dhe Maria Helena.

Mësohet se argjentinasi nuk do ta paguante kurrë detyrimin (alimentacion) për vajzat e tij dhe për këtë arsye ish-partnerja kërkon dëmshpërblim prej 24 mijë eurosh. Dani përfitoi nga ky udhëtim për të shijuar disa ditë relaksi me Gianinna. Çifti së bashku me disa miq morën pjesë në koncertin e “Rolling Stones” që u mbajt në “San Siro”.

Prej vitesh, Dani Osvaldo ka luftuar me ish-partneren italianine, e cila disa herë, edhe publikisht, e ka akuzuar për neglizhencë ndaj fëmijëve. Elena Braccini nuk është e vetmja. Ish-partneret e tjera të 36-vjeçarit vazhdojnë ta përcaktojnë atë si një baba që mungon.

Prillin e kaluar, Ana Oertlinger, nëna e Gianluca Osvaldo, djali i madh i Dani, i cili tani është 15 vjeç, e shpërtheu zemërimin në Instagram. “Ti je një m*t i madh, do të vdesësh vetëm. Dështove, je kot.

A të kujtohet kur më shtyve në Itali dhe më bëre të bie në tokë? A të kujtohen të gjitha abuzimet psikologjike? Dhe kur vozitje si i çmendur duke debatuar me fëmijët në makinë? I dhunshëm, mizogjen, baba i keq”.

Dani Osvaldo ka katër fëmijë: Gianluca, Victoria, Maria Helena dhe Morrison. Ky i fundit ka lindur nga lidhja me këngëtaren dhe aktoren argjentinase Jimena Baron. Të gjitha nënat e kanë drejtuar gishtin te ish-i i Romës dhe Fiorentinës, i cili nuk do të kujdesej për fëmijët e tij dhe do të ishte një prind pak prezent.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit