Otamendi bën gjestin special për Messi-n, ja si reagon Leo

31 Mars 2023
13:49
Denis Hakanaj
back button

Nicolas Otamendi ka dashur të nderojë Leo Messi-n dhe e ka bërë këtë duke bërë një tatuazh pikërisht të Pleshtit në trupin e tij. Pas triumfit në Botërorin e Katarit me Argjentinën, mbrojtësi ka dashur ta gdhendë në lëkurë datën e 18 dhjetorit 2022, kur Albiceleste ka ngritur në qiell Kupën e shumëdëshiruar.

Qendërmbrojtësi e ka menduar mirë se çfarë vizatojë në lëkurën e tij dhe ka nderuar në këtë mënyrë jo vetëm triumfin, por edhe kapitenin e tij.

Otamendi, në fakt, ka bërë një tatuazh ky shihet Messi që feston dhe prek Kupën të shoqëruar me mesazhin: “Si mund të ma mbushin mendjen se magjia nuk ekziston” dhe “Lavdi e përjetshme”.

Një tatuazh që nuk ka kaluar pa u vënë re nga Pleshti, i cili në postimet e bëra në Instagram ka ndarë me ndjekësit e tij atë që ka publikuar shoku i kombëtares:

“Kam parë shumë gjëra spektakolare që kanë bërë për mua dhe kupën, por që një shok skuadre dhe një mik si Nicolas Otamendi të bëjë këtë tatuazh është diçka akoma më speciale. Shumë falimenderit Ota”, ka shkruar Leo Messi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit