Ozil del hapur për Fenerbahçen, mesfushori duket më afër Turqisë

11 Janar 2021
20:18
Eraldo Harlicaj
back button

Mesut Ozil duket shumë afër Fenerbahçes dhe duket se tashmë marrëveshja është arritur mes palëve. Mesfushori turk nuk po luan tek Arsenali dhe e mban te “Topçinjtë” vetëm kontrata e majme.

I pyetur nga një tifoz turk në lidhje me ekipin e Fenerbahçes u përgjigj se ka qenë tifoz i ekipit që në vegjëli. “Jam rritur si një tifoz i Fenerbahçes dhe në Gjermani. Çdo turko-gjerman mbështet një skuadër turke ku rritet.

“Fenerbahçe është si Real Madridi në Spanjë. Klubi më i madh i Turqisë”, – tha Ozil në lidhje me klubin e Fenerbahçes. Duket se marrëveshja mes palëve është shumë afër.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit