Ozil ka humbur reputacionin, “Adidas” e braktis pas 7 vitesh!

4 Qershor 2020
14:32
Telesport
back button

Vazhdojnë problemet për Mesut Ozil. Futbollisti i Arsenalit, që këto kohët e fundit është kritikuar pafund, duket se tashmë do të humbasë edhe sponsorin kryesor të këpucëve, “Adidas”, që ka vendosur të mos rinovojë kontratën me futbollistin e “topçinjve”.

Ozil është më i paguri në historinë e ekipit londinez, me 350 mijë paund në javë teksa prej plot 7 vitesh është pjesë e firmës prestigjzoe gjermane të veshjeve (që në kohën kur luante me Real Madrid).

Kontrata e firmosur në vitin 2013 ishte 22 mln euro që bindën Ozil të largohej ng “Nike”. “Bild” zbulon se kompania nuk ka vendosur ta rinovojë kontratën me 31-vjeçarin për shkak se ai vuan një rënie të popullaritetit pas disa incidenteve politike këto vitet e fundit.

Tërheqja nga Kombëtarja e Gjermanisë, akuzat ndaj Federatës, lidhjet me presidentin turk, Ergodan.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit