Ozil në Turqi? Fenerbahçe del me qëndrim zyrtar!

10 Korrik 2019
10:20
back button

E ardhmja e Mesut Ozil është larg Arsenalit, por për fantazistin ka mungesë ofertash, për shkak të pagës së tij të lartë.

Prej ditësh ishte përfolur transferimi i tij në Turqi, ku do të vishte fanellën e Fenerbahçe, por klubi turk ka dalë në një deklaratë zyrtare, ku sqaron se ky operacion është i pamundur.

“Mesut Ozil, me karrierën dhe qëndrimin e tij përfaqëson me sukses vendin tonë jashtë vendit, është një vlerë e rëndësishme e njohur me identitetin e Fenerbahçe.

Megjithatë, Fenerbahçe nuk ka një iniciativë për Mesut Ozil. Nën kushtet aktuale ekonomike, një hap i tillë nuk është i mundur për të dyja palët.

Presidenti ynë, Ali Koç, bëri deklaratë në këtë kontekst gjatë programit Win Win të mbajtur më 20 qershor dhe theksoi se kjo nuk mund të realizohej në afat të shkurtër”, sqaroi përfundimisht klubi nga Stambolli.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit