Ozil, nga fusha e futbollit te profesionalizmi në Fortnite

18 Qershor 2022
10:50
Denis Hakanaj
back button

Mezut Ozil nga futbolli në eSports. Ky duket se është fati i kampionit gjerman, i cili pasi ka jetuar vite përrallore në majat e botës së futbollit, tashmë është në rënie. Jo aq për paraqitjet negative sa për faktin që ka kohë që nuk e sheh fushën…

Pasi u la jashtë ekipit tek Arsenal-i, Ozil kaloi te Fenerbahce. Këtu, pas një fillimi pozitiv, ka patur probleme me trajnerin dhe ka qëndruar larg fushës së lojës.

Menaxheri i tij, Der Erkut Sogut, ka folur për një eksperiencë të re në një intervistë të dhënë për Telegraph, por jo në botën e futbollit:

“Do të jetë gjithnjë e më shumë në eSports, do të luajë vetëm dhe ndoshta do të bëhet sportist në këtë fushë”, ka thënë Sogut.

“Ai është vërtet i mirë në Fortnite dhe mendoj se një ditë nuk do të habitesha nëse ai do të konkurronte. Ka një ekip, M10 Esports, dhe ka një shtëpi lojërash në Gjermani”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit