Ozil shpërtheu si Xhaka, trajneri i përkohshëm e paralajmëron

16 Dhjetor 2019
10:38
Alfred Lleshi
back button

Mesut Ozil u largua nga fusha, gjatë zëvendësimit, duke goditur topin me zemërim nga tifozët e Arsenalit. Shpërthimi i turko-gjermanit erdhi gjatë humbjes së skuadrës së tij 3-0 kundër Manchester City, në “Emirates”. Pak a shumë një shpërthim si i Granit Xhakës, para disa kohësh. Kjo ishte vetëm ndeshja e shtatë e këtij sezoni, kur Ozil startonte si titullar në Premier League. Trajneri i përkohshëm, Freddie Ljungberg, dukej se kishte treguar besim më të madh te “playmaker”-i se sa i shkarkuari Unai Emery. 

Ljungberg tha për zëvendësimin e Ozil: “Unë e hoqa Mesut, sepse doja më shumë energji në ekip. Se si reagoi në momentin e zëvendësimit, kjo varet nga ai. Ne do të merremi me të më vonë. Unë jam këtu mbi baza të përkohëshme, por sigurisht që dua që lojtarët të sillen në mënyrën e duhur”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit