“Ozil të largohet, është shumë i vjetër për ta ndryshuar lojën e tij”

4 Gusht 2020
12:17
Alfred Lleshi
back button

Mesut Ozil është “tepër i vjetër për të ndryshuar lojën e tij tani”, thotë Alan Smith, i cili sugjeron largimin e turko-gjermanit nga Arsenali kësaj vere si opsioni më i mirë për të gjitha palët. Ozil nuk është favorit për formacionin edhe nën drejtimin e Mikel Arteta, me të cilin luante dikur në mesfushën e “topçinjve”. Ai u anashkalua plotësisht nga lavdia e “FA Cup”, nga finalja kundër Chelsea.

Përfaqësuesit e 31-vjeçarit kanë pohuar se kontrata do të respektohet deri në vitin 2021, çka nënkupton miliona të tjerë në xhepat e futbollistit më të shtrenjtë të Premier League. Duke pasur parasysh se nuk ka asnjë indikacion që “playmaker” gjerman do të përmbushë kërkesat e Arteta, Smith sugjeron: “Duket se Arteta dëshiron ta llogarisë formacionin pa të, t’i bindë lojtarët e tjerë se Ozil nuk është pjesë e planeve të tij. Shpresojmë që ai të largohet nga klubi. Ky duket edhe qëllimi i Arteta. Kjo do të kursente jo pak para, duke pasur parasysh sa është paga e tij.

Gjithmonë do të jetë një temë debati, për aq kohë sa Ozili është në klub. Unë nuk e di nëse diçka mund të ndodhë në këtë merkato, nuk ka shumë lidhje me ndonjë klub. Mund të përfundojmë duke pasur këtë situatë edhe për një vit, derisa kontrata e tij të mbarojë. Diçka është e qartë tashmë: Ozil nuk do të jetë më figurë thelbësore tek Arsenali. Nuk e shoh as në planet e Arteta. Mund të rrijë edhe një vit tjetër, por nuk mund ta shoh të ardhmen e tij atje”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit