Ozil zbarkon në Stamboll: Gjithmonë kam qenë me Fenerbahçe, ëndrra ime po bëhet realitet

18 Janar 2021
13:44
Alfred Lleshi
back button

Mesut Ozil është tashmë në Stamboll me synimin për të nënshkruar me Fenerbahçe, çka sipas fjalëve të tij të para është “përmbushja e një ëndrre”. Vetë klubi njoftoi në faqen e vet të internetit ardhjen e futbollistit gjerman me aeroplan privat nga Londra, ku ka luajtur për Arsenalin që nga viti 2013. Ozil u prit këtë mëngjes në aeroportin Atatürk nga drejtori sportiv i Fenerbahçe, Emre Belözoglu, dhe ekipi i televizionit të klubit.

“Unë jam shumë i ngazëllyer, kam qenë gjithmonë tifoz me Fenerbahçe. Një ëndërr po përmbushet për mua. Mezi pres ta vesh fanellën e re dhe shpresoj të jem i suksesshëm me shokët e mi të skuadrës”, –  tha Özil për “Fenerbahçe TV”. Emre Belözoglu, drejtori sportiv, gjithashtu foli me superlative për këtë nënshkrim, duke shprehur shpresën e tij se “iluzioni i fëmijërisë së Mesut dhe një ëndërr e të gjithë tifozëve të Fenerbahçes do të bëhen realitet. Kemi dy ose tri ditë përpara, pastaj të gjitha palët do të bëjnë njoftimin zyrtar së bashku”.

Ozil arriti në Stamboll i shoqëruar nga gruaja e tij, aktorja suedezo-turke, Amine Gülse, e cila pozoi për kamerat së bashku me vajzën e tyre, Eda, duke deklaruar: “Jemi të lumtur që po kthehemi në vendin tonë”. Sipas mediave të ndryshme turke, Özil do të nënshkruajë një kontratë 3.5-vjeçare, por klubi, i cili aktualisht mban vendin e dytë në “Super League” të Turqisë, nuk ka dhënë detaje. Mesut Özil, i lindur në një familje turke në Gelsenkirchen (Gjermani) më 1988, e filloi karrierën te FC Schalke.

Më 2010 nënshkroi për Real Madridin, para se të transferohej tek Arsenal në vitin 2013. Deri më 2018 ishte pjesë e ekipit kombëtar gjerman. Ai u largua kombëtarja gjermane pas një polemike në lidhje me pozimin me presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan më 2018, çka u interpretua si miratim politik pak para zgjedhjeve turke.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit