Përfundon Maratona e Tiranës 2021, ja fituesit për çdo kategori

17 Tetor 2021
16:46
Telesport
back button

Ka përfunduar sot edicioni i pestë i Maratonës së Tiranës, një evet i organizuar nga Bashkia e kryeqytetit, me pjesëmarrjen e mbi 2500 garuesve nga vendi e bota.

Kjo maratonë për herë të parë përfshinte distancën 42km, ndërkohë që u garua edhe në distancën e gjysmë-maratonës dhe asaj të 10km, në të dyja kategoritë, meshkuj e femra.

Bashkia e Tiranës kishte marrë të gjitha masat që ky event të zhvillohej në kushte sa më të mira, ndërkohë që nuk munguan edhe premio të majme për fituesit, deri në 5000 euro (fituesi i maratonës).

Fitues, Maratona – Meshkuj

1-Ilir Këllezi, Shqipëria

2-Igor Jakinovski, Maqedonia e Veriut

3-Stefan Trost, Austria

Fitues, Maratona – Femra

1-Veretska Valentyna, Ukraina

2-Luiza Gega, Shqipëria

3-Kateryna Basilade, Ukraina

Fituesit, Gjysmë-maratona – Meshkuj

1-Bogdan Semenovych, Ukraina

2-Ivan Bubnov, Rusia

3-Albion Ymeri, Kosova

Fituesit, Gjysmë-maratona – Femra

1-Nataliia Semenoyych, Ukraina

2-Adrijana Poparsova, Maqedonia e Veriut

3-Gresa Bakraci, Kosova

Fituesit, Distanca 10km – Meshkuj

1-Atanas Anchevski, Maqedonia e Veriut

2-Bledar Mesi – Shqipëria

3-Malvin Nikolla, Shqipëria

Fituesit, Distanca 10km – Femra

1-Redia Dauti, Shqipëria

2-Relaksa Dauti, Shqipëria

3-Lorina Metaj, Shqipëria

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit