Pa marrë pagat, nuk shkojmë në Vlorë…”, bashkia kërcënon lojtarët e Vllaznisë

2 Qershor 2020
11:17
Alfred Lleshi
back button

Nuk ka qetësi te Vllaznia. Një ditë para ndeshjes me Flamurtarin, e planifikuar të luhet nesër në Vlorë, skuadra kuqeblu ka kërcënuar me bojkot, nëse nuk i bëhen pagesat. Rikthehet kësisoji, shumë shpejt, beteja mes kuqebluve dhe bashkisë, si pronarja e klubit. Në fakt, kryebashkiakja Voltana Ademi ia doli t’i qetësojë lojtarët para pak ditësh, duke i rikthyer ata në stërvitje, me premtimin se do të paguheshin sipas kontratës. Fakti është se, pavarësisht miratimit të fondit përklatës në Këshillin Bashkiak, pagat nuk kanë kaluar ende te lojtarët.

Lidhur me kërcënimin e radhës të kuqebluve ka reaguar edhe Bashkia e Shkodrës: “Bashkia Shkodër ka respektuar dhe respekton të gjitha detyrimet. Vllaznia është skuadra e qytetit dhe mbështetet nga qyteti i Shkodrës, me financa dhe tifozerinë. Çdokush që vazhdon të përpiqet në dëm të Vllaznisë do të përballet me qytetarët dhe institucionin e Bashkisë së Shkodrës. Vllaznia përgatitet për ndeshjen e radhës. Skuadra duhet të bëjë detyrën e saj për të synuar rezultatet. Ky është tashmë një detyrim dhe përgjegjësi ndaj të gjithë atyre që i mbështesin prej vitesh!”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit