Superliga ka rinisur pas fazës akute të pandemisë dhe e ka bërë duke dhuruar spektakël, edhe pse ka qenë e mundur të shijohet vetëm nga shtëpia dhe përpara TV.
Në katër ndeshjet e orës 17:00, të vlefshme për Javën e 27-të, janë shënuar 13 gola, pra mesatarisht 3 gola për ndeshje, edhe pse mungoi tifozeria në shkallët e stadiumeve.
Tirana rikonfirmohet skuadra dominuese e kampionatit dhe me suksesin 3-1 në Ballsh (golat Cobbinah, Batha dhe Muçi), ndaj Bylisit, në një ndeshje që ishte në rrezik deri në fund, vazhdon të kryesojë renditjen dhe ruajë distancën 9 pikë me vendin e dytë, Kukësin, që fitoi në frymën e fundit ndaj Luftëtarit.
Gjirokastritët i hapën jo pak probleme verilindorëve, që realizuan pas 8 minutash me Gavazaj. Mehmetllari shënoi golin e 1-1 me penallti, por në fund një perlë e Abazajt i dha 3 pikët ekipit të Shehit që vazhdon të shpresojë ende te titulli.
Barazim në garën europiane mes Laçit dhe Teutës, ku golit të Kallakut iu përgjigj Xhixha po në pjesën e parë. Sukses i rëndësishëm edhe për Vllazninë. Pavarësisht problemeve të rrogave, kuqeblutë mposhtë 3-1 ekipin e Flamurtarit, me dopietën e Likës dhe golin e Silvio Junior.
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 27
Laçi-Teuta 1-1
Shënues: Xhixha 45+2’ / Kallaku 12’ (p)
Bylisi-Tirana 1-3
Shënues: Peposhi 66’/ Cobbinah 26’, Batha 45+4′ (p), Muça 72’
Kukësi-Luftëtari 2-1
Shënues: Gavazaj 8’, Abazaj 90+5′ / Mehmetllari 68’ (p)
Flamurtari-Vllaznia 1-3
Shënues: Souza 90+4’/ Lika 65’ (p), 90+2′, Junior 71’