“Pa yjet sezon i vështirë, Curry duhet të pranojë realitetin”

13 Shtator 2019
11:34
Telesport
back button

Steve Kerr, trajneri i skuadrës së Golden State Warriors, nënkampione e NBA-së, u shpreh se për të dhe ekipin e tij sezoni i ri 2019-2020 ka për të qenë i vështirë. “Pa Kevin Durant dhe Klay Thompson ka për të qenë një sezon i vështirë. Na duhet të përshtatemi”, tha Kerr.

Duket se Warriors nuk do të jenë më protagonistë në NBA dhe Perëndim: “Kemi humbur edhe Shaun dhe Andre, që ndikojnë shumë dhe na duhet të modifikojmë shumë lojën tonë. Sidomos mungesa e Klay është e rëndësishme”, tha Steve Kerr.

Trajneri do të mbështetet vetëm te Stephen Curry dhe te të rinjtë deri sa të rikthehet Thompson, i dëmtuar. “Curry do të jetë lideri dhe duhet të kuptojë se do ta ketë të vështirë, por edhe do të ndihmojë të rinjtë. Llogaritë do të bëhet në fund”, tha Kerr.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit