Pacquiao kërcënon rivalin: Në raundin e 6-të do të dalë nga ringu si humbës

13 Korrik 2019
15:14
Telesport
back button

Më 20 korrik, në Las Vegas, boksieri filipinas Manny Pacquiao do të duelojë ndaj amerikanit Keith Thurman. Një përballje mes dy kampionësh të peshës “welter” (pesha 63-67kg), ndaj pritet një sfidë e fortë, ku nuk ka favoritë.

Gjithsesi, Pacquiao beson se do ta fitojë këtë duel ndaj Thurman. “Sa më shumë që ai flet, aq më shumë ma bën mua më të lehtë fitoren. Ai, dashje pa dashje, po më ndihmon. Ai është një boksier agresiv, por do të shohim”, tha filipinasi.

Ai mendon se do të duelojë ballë për ballë me mua, por nuk e kupton se kjo është një sfidë shahu, që do ta fitoj unë. Madje besoj se sfida do të mbyllet para raundit të gjashtë”, u shpreh Pacquiao, 61 fitore, 7 humbje dhe 2 duele pa rezultat në karrierë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit