Pacquiao një legjendë, mposht Thurman dhe mbron titullin kampion

21 Korrik 2019
9:17
Telesport
back button

Boksieri filipinas Manny Pacquiao ka fituar me vendim jo-unanim të gjyqtarëve ndaj amerikanit Keith Thurman, në duelin e peshës “welter” (pesha 57-61kg), zhvilluar në Las Vegas. Dy nga gjyqtarët dhanë rezultatin 115-112 e 115-112 për Pacquiao, ndërsa njëri 114-113 për Thurman.

Për 30-vjeçarin amerikanin, kjo është humbja e parë në karrierë pas 29 fitoresh, duke humbur titullin WBA Super të peshës “welter”. Ndërsa për Pacquiao, 40 vjeç, ky ishte triumfi i tretë radhazi, ai nr.62 në karrierë, ku numëron edhe 7 humbje e 2 sfida pa rezultat.

Nga dueli Pacquiao-Thurman

Pacquiao i bëri një start të shkëlqyer duelit, duke e hedhur rivalin në tapet që në raundin e parë. Më pas u mundua të administrojë një avantazh të lehtë që kishte përgjatë gjithë kohës, me goditje të forta në trup. Gjithsesi, ato që i dhanë fitoren filipinasit ishin randet 10-12, ku ishte superior në ring.

Thurman dueloi me zemër, dha më të mirën në ring, por nuk ishte aq i shpejtë sa Pacquiao, që mbrohej mirë edhe pse më i shkurtër. Në raundet 5-10, amerikani kishte inisiativën, por asnjëherë nuk arriti të dominojë në ring, duke pësuar një humbje që nuk e kishte parashikuar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit