Pacquiao vs Golovkin, planifikohet sfida e legjendave të boksit

5 Qershor 2020
13:03
Telesport
back button

Trajneri i mirënjohur i boksit Freddie Roach ka deklaruar sot se boksieri filipinas Manny Pacquiao, të cilin ai e ka stërvitur për dy dekada, mund të përballet me kazakun Gennady Golovkin. Një duel i madh mes dy veteranësh dhe ikonave të sportit të dorezave.

Pacquiao, 41 vjeç, kampion bote në peshën “welter” (kategoria WBA), mund të synojë të shpallet kampion bote në një Divizion ku nuk ka dueluar kurrë, siç është pesha e mesme. Në këtë peshë duelon Golovkin (38 vjeç), ku gjithashtu është kampion bote (mban titujt e kategorive IBF dhe IBO).

Pacquiao nuk dëshiron thjesht të duelojë, por të përballet me më të mirët. Njëri prej tyre është edhe “Triple G” Golovkin. Mund të duket pak çmenduri, por aspak e pamundur”, tha Roach.

Filipinasi (67 fitore, 7 humbje e 2 barazime) ka qenë kampion bote në 8 kategori të ndryshme peshe, por asnjëherë nuk ka garuar në peshën e mesme. Golovkin është një nga boksierët më të mirë në historinë e peshës së mesme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit