Paderborn-i befason Leipzig-un në fund, Gjasula bëhet pjesë e historisë

6 Qershor 2020
17:34
Denis Hakanaj
back button

Leipzig-u ka barazuar 1-1 në shtëpi me Paderborn-in në javën e 30-të të Bundesliga-s.

Ndeshja e luajtur në Red Bull Arena ka qenë historike për mesfushorin shqiptar Klaus Gjasula, i cili sot ka barazuar rekordin për numrin më të madh të kartonëve të marrë në një sezon.

Gjashtëmbëdhjetë kartonë të verdhë për shqiptarin, i cili ka mjaftueshëm ndeshje në dispozicion për ta thyer rekordin.

Për sa i takon sfidës, vendasit kanë kaluar në avantazh me hick në minutën e 27-të. Dy minuta para fundit të pjesës së parë, ekipi i Nagelsmann ka mbetur me 10 lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Upamecano.

Pavarësisht inferiortietit numerik, Leipzig ka arritur ta mbrojë avantazhin deri në minutën e 92-të, kur Strohdiek ka realizuar golin e barazimit për miqtë.

Ndërkohë, është mbyllur në barazim 2-2 ndeshja e zhvilluar mes Dusseldorf dhe Hoffenheim, ndërsa Mainz ka mundur me rezultatin 2-0 në transfertë skuadrën e Eintrach Frankfurt-it.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit