“Padi kundër FIGC”: kampionati i Serisë A ndryshon format

1 Mars 2024
15:02
Denis Hakanaj
back button

Një moment mjaft delikat që po përjeton futbolli italian, mes dëshirës për të kryer reforma të rëndësishme për sistemin dhe vështirësisë së ndryshimeve epokale.

Tani është përballja mes Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) dhe Lega Serie A, e cila dëshiron të dëgjohet zëri i saj dhe të përmbysë situatën. Pak ditë më parë u refuzua një reformë strukturore për barazimin e Serisë A me Premier League.

Por reagimi i disa komponentëve të rëndësishëm të botës së futbollit sugjeron se beteja është vetëm në fillim dhe se mund të hapë skenarë revolucionarë.

Claudio Lotito, presidenti i Lazio-s, është gati për luftë. Numri një i bardhekaltërve, ka thënë për ‘La Repubblica’:

“Ne po padisim FIGC-në”, ka shpjeguar ai. “Sot Seria A nuk do të thotë asgjë, Seria C ka një peshë specifike më të madhe, a jemi çmendur? Janë klubet e mëdha që sjellin para në futboll, por më pas vendosin të tjerët. Është një paradoks ligjor, tani mjaft.

“Gravina dhe Federata e Futbollit ndihen të mbrojtur nga statuti, por ne nuk jemi më të kënaqur me të. Duam që Seria A të shndërrohet në një Premier League të re, ne përfaqësojmë 90% të xhiros. Projekti ynë është i thjeshtë”.

Në këtë pikë, topi kalon te avokatët.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit