Pagë marramendëse, PSG e gjen zëvendësin e Rabiot në Angli

22 Mars 2019
12:14
Alfred Lleshi
back button

Ander Herrera është shumë afër marrëveshjes për t'u bërë lojtar i PSG për sezonin e ardhshëm. Sipas gazetës britanike “The Sun”, mesfushori spanjoll ka marrë një ofertë marramendëse nga kampionët francezë, të cilët i kanë afruar një pagë prej 170.000 euro në javë.

Lojtarit të Manchester United i përfundon kontrata në fund të sezonit dhe nuk ka arritur një akord për rinovim në “Old Trafford”, ndaj do të jetë i lirë të nënshkruajë me kë të dojë. Vendi i Rabiot, pra, do të mbulohet nga Herrera, 29 vjeç.

Sipas tabloidit anglez, Herrera do të nënshkruajë një kontratë me PSG për tri sezonet e ardhshme, duke mbyllur një periudhë pesëvjeçare me “Djajtë e Kuq”. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit