Pak ditë para Turit të Francës, policia mësyn në shtëpitë e çiklistëve për kontroll

28 Qershor 2022
9:50
Telesport
back button

Më 1 korrik do të nisë Turi i Francës në çiklizëm, turneu më i rëndësishëm në botë në sportin e biçikletës. Pa nisur mirë turneu, kanë shpërthyer polemikat e para.

Shtëpitë e disa prej çiklistëve të skuadrës Bahrain Victorius janë kontrolluar nga policia. Ky lajm është konfirmuar nga vetë skuadra përmes një komunikate, ku thuhet se këta çiklistë ndihen të fyer nga ky gjest, duke humbur ndjeshëm reputacion.

Koha kur është kryer ky hetim ka dëmtuar qëllimisht dhe në mënyrë të padrejtë reputacionin e skuadrës tonë”, thuhet në komunikatë.

Edhe gjatë sezonit të kaluar të Turit të Francës ky ekip ishte i vetmi që u kontrollua nga policia, pa u lajmëruar më herët. Ndërkohë që, vetë skuadra e Bahrain Victorius deri më sot nuk ka marrë asnjë përgjigje apo informacion për këto kontrolle.

Duket se kontrolli është bërë për të parë nëse skuadra kishte substanca të ndaluara me vete dhe pas kontrollit janë sekuestruar disa materiale, por pa bërë me dije se çfarë janë ato.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit