Pak orë nga ceremonia e hapjes konfirmohen 19 raste të reja më Covid-19

23 Korrik 2021
8:17
Telesport
back button

Në ditën që do të çelen Lojërat Olimpike “Tokio 2020” regjistrohet numri më i madh i sportistëve të infektuar me Covid-19. Pas testeve anti-Covid të kryera gjatë orëve të fundit (teste molekulare) janë konnfirmuar 19 raste të reja me koronavirus.

Nga këto 19 raste, 3 janë sportistë që sapo kanë mbërritur në Japoni, ndërsa të tjerët ndodhen në Fshatin Olimpik prej ditësh dhe janë infektuar nga kontakte me persona që janë pozitivë.

Mes të infektuarve edhe 3 gazetarë dhe 10 punonjës japonezë që janë vullnetarë në Fshatin Olimpik. Të gjithë personat kanë hyrë në karantinë dhe disa prej tyre kanë humbur mundësinë të garojnë.

Deri më tani, nga 1 korriku, kur është hapur Fshati Olimpik, numërohen 106 raste me koronavirus.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit