Palace “gjunjëzon” Tottenham, CR7 debuton me United dhe vendos rekord (Video)

11 Shtator 2021
15:23
Denis Hakanaj

Një karton i kuq dhe një penallti kanë ndëshkuar Tottenham kundër Crystal Palace në javën e katërt të Premier League.

Kjo ka qenë humbja e parë e Spurs në këtë sezon të kampionatit anglez.

Takimi i luajtur në Selhurst Park është vendosur nga një penallti e Zaha në minutën e 75-të dhe dy golat ë Edouard në të 84-ën dhe 93-ën.

Tottenham ka luajtur për më shumë se 30 minuta pas kartonit të kuq të marrë nga Tanganga në minutën e 58-të.

Një tjetër ndeshje e shumëpritur e kësaj të shtune në Premier League është edhe ajo që do të zhvillohet në Old Trafford mes Manchester United dhe Newcastle.

Një ndeshje që do të shohë kthimin e Cristiano Ronaldo-s me fanellën e Djajve të Kuq. Në fakt, është konfirmuar se portugezi do të jetë nga minuta e parë në fushë kundër bardhezinjve.

CR7 do të thyejë rekordin e Damien Delaney për diferencën më të madhe mes ndeshjeve të luajtura në Premier League nga një lojtar.

Cristiano, në fakt, do të kthehet të luajë një ndeshje në kampionatin anglez pas 12 vitesh e 118 ditës, ndërsa rekordi i Delaney ishte 11 vite e 155 ditë.

Formacionet zyrtare
Man United: De Gea; Wan-Bissaka, Maguire, Varane, Shaw; Pogba, Matic; Greenwood, Fernandes, Sancho; Ronaldo
Newcastle: Woodman; Manquillo, Lascelles, Clark, Ritchie; Hayden, S Longstaff, Willock; Almiron, Saint-Maximin, Joelinton

Standings provided by SofaScore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit