“Pallotta zhduku!”… Roma në kaos total, tifozët sulmojnë presidentin dhe trajnerin pas turpit të radhës

3 Korrik 2020
12:41
Telesport
back button

Zien Roma edhe tifozeria. Dy humbjet radhazi (Milan dhe Udinese) kanë bërë që tifozët të humbasin qetësinë dhe durimin.

Pas humbjes kundër Udineses, në mediat sociale dhe përmes radios ka ardhur një dush kritikash për trajnerin dhe presidentin: duket se është një makth i pafund.

Roma, altro striscione contro Pallotta: “Le vite giallorosse ...

Tifozët janë të zemëruar sepse, nga sezoni në sezon, presidenti Pallotta gjithmonë ka shitur më të mirët, edhe pse bashkë me ortakët e tij kanë investuar deri tani mbi 330 milionë euro.

Populli verdhekuq tani dëshiron që presidenti të shesë klubin. Vetë presidenti e quajti humbejn brenda fushe kundër Udineses “një ndeshje e turpshme”. Pronari amerikan nuk donte të shtonte asgjë tjetër, duke e kufizuar veten në këto deklarata të shkurtra dhe të forta, sipas “Gazzetta dello Sport”.

Disastro Roma. Il Messaggero: “Fonseca principale responsabile ...

Trajneri Paulo Fonseca nuk kërkon justifikime: “Kemi krijuar një identitet që nuk po shihet tani. Ishte një moment i vështirë por kemi objektiva këtë sezon. Vështirë të shpjegohet, nuk kemi hyrë në lojë, dhe pastaj me kartonin e kuq ishte gjithçka më e vështirë. Nuk është një problem taktik, por medor”.

“Ky ekip ka luajtur gjithmonë mirë gjatë sezonit, po hasim vështirësi që me ndeshjen ndaj Milanit. Në pjesën e dytë kemi lënë shumë hapësira. Por nuk mbaron këtu. Ne duhet të vazhdojmë të luftojmë për qëllimet tona. Jam unë përgjegjësi dhe fajtori, nuk komentoj fjalët e presidentit”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit