Pamje haluçinante dje në stadium! Nuk bëhet kombëtarja me një futbollist në Kanada dhe tjetrin në Afrikë…

28 Shtator 2022
10:43
Alfred Lleshi

Nga prof. dr. Artan Fuga

Mirë tifozët se tifoza janë dhe fundi i fundit kanë të drejtë të mërziten dhe t’iu thonë lojtarëve: Jemi të pakënaqur!

Po lojtarët ç’bënë që shkojnë e bëjnë sherr me tifozët?! Në vend që të iknin në dhomat e zhveshjes.

Mirë lojtarët, pa përgatitjen e duhur psikologjike, pa kulturën e komunikimit, por si nuk pati trajner, psikolog, nëpunës federate të shkonte e t’i ndihmonte futbollistët që të mos hynin në ato dialogje të turpshme me tifozët.

Çfarë ka ky Edi Reja? Nuk di pse nuk bëjnë gol futbollistët… Hahahahahaha! Ore Edi, nuk e kanë fajin lojtarët, puna është se ne nuk kemi futboll në vend. Nuk bëhet kombëtarja me një futbollist në Kanada dhe tjetrin në Afrikë. Kuptohet, mund të marrësh një, dy, tre, por bazën duhet ta kenë skuadrat vendase.

Nuk bëhet sporti me mundësa çeçenë, në hall të tyre; as me skijatore italiane. Më mirë të mundemi e hamë gola me bazë futbollistë që luajnë në Shqipëri, sa të futet mentaliteti i ulët, i nënshtruar, budalla, se poqese nuk luan me ndonjë skuadër të huaj nuk ke vend në kombëtare.

Ik o Edi shih ekipet vendase, ndiq ekipet zinxhir, shih se çfarë bëhet. Mos dëgjo propaganda politike kot më kot që e trajtojnë sportin vetëm për reputacion politik me jashtë.

Pa futboll dhe sporte në vend, kot gënjehemi. Nuk ka as fitore, as gola, edhe sikur Islana të luante jo me dhjetë, por edhe vetëm me portierin!

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit