Pamje skandaloze, në Shqipëri luhet edhe “futboll kënete” (video)

17 Dhjetor 2018
11:35
Alfred Lleshi
back button

Kishte disa vite, që pamje të tilla nuk i shihnim më në futbollin tonë. Investimet infrastrukturore e kishim përmirësuar deri diku situatën, sidomos në Kategorinë Superiore, por të mos harrojmë se futboll në vendin tonë luhet edhe në kategoritë e tjera. Nëse në Laç, tapeti i sapo riniovuar i fushës u kthye në një pengesë të madhe për të dyja skuadrat, në fitoren e fundjavës së kaluar të bardhezinjve, 2-1 ndaj Tiranës, kjo duket hiçgjë para llucës dhe baltës së Orikumit.

Po flasim për një fushë, ku luhen ndeshje të Kategorisë së Parë, më konkretisht ajo mes skuadrës vendëse dhe Tomorit. Kjo është pamja denoncuese e javës së 13-të në grupin e jugut. Në këtë terren skandaloz vetëm futboll nuk mund të luhet. Natyrisht, u desh një veteran, si Taulant Kuqi, që të shënonte golin e vetëm të sfidës për vendësit, një gol “heroik” për fushën nga ku doli në dritë. Kjo video është bërë nga gazetari i njohur i kronikës, Artan Hoxha, i cili na tregon “kënetën e Orikumit” e jo një fushë futbolli.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit