(PAMJET) Lojtari i Shkëndijes humbet kontrollin, godet me shqelma dy herë kundërshtarin! Mbyllet me 12 të verdhë dhe 1 të kuq

6 Nëntor 2022
17:02
Telesport
back button

Ndeshje e tensionuar sot mes Shkendijes se Tetoves dhe Akademija Pandev e cila u mbyll ne rezultatin 1-1 teksa po aq frenoi edhe kryesuesi i kampionatit Struga pas javes se 13-te te zhvilluar. Shkendija qe kishte kaluar ne avantazh qe ne minuten e 9-te te takimit dhe me pas u barazua. Nje ndeshje qe ne fund eshte kthyer ne nje perplasje nervash mes dy skuadrave dhe futbollisteve…

I KUQI I BILALIT – VIDEO

Aq sa Sabit Bilali i Shkendijes e ka ekzagjeruar. I provuar nga kundershtari, ka humbur kontrollin dhe nuk ka mbajtur nervat, duke e shqelmuar dy here dhe duke e plasur ne toke. Ka pasur nje kaos ne fushe mes futbollisteve dhe ka nderhyre arbitri duke i dhene te kuq. Bilali rrezikon nje skualifikim nga 4 deri ne 5 jave per gjestin e tij antisportiv.

Sfida u mbyll me plot 12 kartone te verdhe dhe nje te kuq, duke vendosur nje rekord absolut pasi praktikishit nga 22 lojtare jane ndeshkuar me shume se gjysma e tyre. Shkendija kishte shansin te afrohej me Strugen por e ka deshtuar, duke barazuar me vendin e parafundit ne renditje.

Kosove –  Sakaq eshte luajtur edhe ne Kosove java e 14-te dhe supersfida ishte mes Drita dhe Ballkani. Nje sfide qe u mbyll në barazimin 2-2, 90-minutat mes tyre. Ndeshja nisi me ritëm të lartë dhe ishin vendasit që kaluan të parët në avantazh me anë të Krasniqit që shndërroi në gol një 11-metërsh në minutën e 12-të.

Gjithsesi, reagimi i të besuarve të trajnerit Ilir Daja erdhi që në pjesën e parë teksa Albin Berisha riktheu ekuilibrin. Në fraksionin e dytë, u përsërit i njëjti skenar si në 45-minutat e para teksa Drita shënoi të dytën me anë të Simonovskin, ndërsa Ballkani barazoi me Albion Rrahmanin, 16 minuta para fundit të ndeshjes.

Deri në fund, rezultati nuk ndryshoi dhe pas këtij barazimi, Drita mban vendin e parë me 31 pikë, por duhet theksuar se ka luajtur tre ndeshje më shumë se Ballkani i vendit të dytë, që deri më tani ka koleksionuar 27 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit