(PAMJET) Reagimi fantastik i Xavi Hernandez pasi e quajnë “trajneri më i mirë në botë”

27 Janar 2023
18:39
Telesport
back button

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, pa dyshim i ka përmirësuar ato që kur arriti në skuadër në vendin e nëntë, por edhe ai u kap nga natyra hiperbolike e stuhisë mediatike të Barcelonës. Në konfernecen per shtyp para ndeshjes kundër Gironas, Xavi Hernandez foli për mediat, ku pjesa më e madhe e fokusit ishte në atmosferën e mirë rreth Camp Nou.

Madje, një gazetar ka kërkuar mendimin e tij për faktin se më herët flitej për një zëvendësim të tij, ndërsa tani disa e quajnë më të mirën në botë. Pjesa e fundit i kapi veshët Xavi-t. “Vërtet, a e thonë vërtet këtë?” “Kam dëgjuar të thuhet, po.” “Epo, kjo është puta madre (qesh)”

“Epo, Barça e ka atë. Nuk ka rrugë të mesme. Ju ose shihni eufori ose humbje maksimale.” “Më ka ndodhur tashmë si lojtar. Tani si trajner më duhet të tregoj më shumë ekuilibër emocional, të balancoj futbollistët në një nivel psikologjik.

Unë flas për këtë me lojtarët në mënyrë që ata të mos ngrihen shumë ose të mos shpërbëhen kur gjërat shkojnë keq.” Stabiliteti emocional i Barcelonës ka qenë një nga dobësitë e tyre të mëdha në vitet e fundit dhe është ndoshta zona ku Xavi duhet të punojë më shumë.

Kjo u pa gjatë ndeshjeve të tyre kaotike në grupe të Champions League kundër Interit dhe Bayern Munich, ku Barcelona luftoi për të mbajtur kontrollin e ndeshjeve përballë vështirësive.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit