Pamjet spektakolare, ja stadiumi ku do të zhvillohet revanshi Joshua-Ruiz

2 Dhjetor 2019
13:08
Telesport
back button

Më datën 7 dhjetor, në stadiumin “Diriyah Arena” të Arabisë Saudite do të zhvillohet revanshi i shumëpritur i peshave të rënda në boks mes kampionit në fuqi, meksikanit Andy Ruiz Jr dhe britanikut Anthony Joshua. “Duel në shkretëtirë”, siç dhe njihet ndryshe kjo sfidë, do të ndiqet “live” nga 15 mijë shikues, një stadium i hapur.

Ai është një nga stadiumet e hapura më të mëdhenj në botë, ku dhe do të zhvillohet një përballje spektakolare. Gjatë ditëve të fundit është punuar për ta përshtatur këtë stadium për një duel boksi. “Është një stadium madhështor, mes pres të dueloj aty. Do të jetë një përballje historike dhe dua që këtu të shkruaj historinë”, tha Joshua.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit