Pandemia, NHL vendos: Yjet e hokejit s’do të shkojnë në Olimpiadën kineze

22 Dhjetor 2021
12:00
Telesport
back button

Në Lojërat Olimpike dimërore “Pekin 2022”, që zhvillohen në Kinë në shkurt të vitit të ardhshëm, nuk do të marrin pjesë yjet e sportit të hokejit. Sipas ESPN, National Hockey League (NHL) ka arritur një marrëveshje me shoqatën e lojtarëve për të mos i lejuar të shkojnë në Olimpiadë.

Kontrata e mëparshme kolektive ishte për t’i lejuar sportistët të merrnin pjesë, por rritja e rasteve me Covid-19 në NHL ka bërë që të merret ky vendim. NHL ka ndalur para kohe sezonin e rregullt, i parashikuar të ndalte për festat e fundvitit, pikërisht për shkak të pandemisë.

11 skuadra të NHL-së janë detyruar të mos luajnë pasi kanë lojtarë të infektuar, ndërkohë që deri më tani janë shtyrë 50 ndeshje të kampionatit. Pritet që skuadrat e NHL-së të plotësojnë vendet bosh me lojtarë që vijnë nga divizionet e ulta apo me profesionistë që luajnë jashtë NHL-së.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit