Panik në avion, skuadra e Palmeiras pranë tragjedisë ajrore

21 Korrik 2019
14:55
Telesport
back button

Momente terrori e paniku për skuadrën e Palmeiras. Avioni me të cilin skuadra kampione e Brazilit po udhëtonte për ndeshjen e radhës, ka rrezikuar të përplasej në momentin që ishte duke u ulur në qytetin e Mendoza, në Argjentinë.

Avioni ka patur dy herë probleme në momentin që ishte duke u ulur në pistë. Madje piloti është detyruar të ndërpresë manovrën e uljes, për t’u ngritur sërish në ajër për të evituar përplasjen. Kjo gjë ka krijuar panik te lojtarët, drejtuesit dhe stafi, që kanë menduar më të keqen.

Në fund, avioni arriti të bëjë një ulje të detyruar në pistën e Rosario, për fat pa pësuar dëmtime. Disa nga lojtarët dhe stafi kanë patur probleme shëndetësore pas këtij incidenti, kryesisht të vjella dhe marrje mendsh.

Skuadra braziliane e Palmeiras po udhëtonte për ndeshjen e radhës në Libertadores, ndaj ekipit argjentinas të Godoy Cruz. Nuk dihet ende nëse kjo ndeshje do të luhet rregullisht sipas programit apo do të shtyhet 24 orë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit