Panik në Laver Cup, tifozi hyn në fushë dhe i vë flakën vetes (video)

23 Shtator 2022
20:13
Gentian Spiri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mbrëmje gjatë turneut të Laver Cup për meshkuj në tenis (në Londër). Një tifoz ka hyrë në fushë teksa luhej ndeshja mes grekut Stefanos Tsitsipas dhe argjentinasit Diego Schwartzman dhe i ka vënë flakën dorës së tij të djathtë.

Protestuesi, një ambientalist, ka befasuar rojet e sigurisë dhe ka hyrë në fushë, duke krijuar mjaft panik te të gjithë në momentin që i vuri flakën dorës. Gjithsesi, nga dhimbja ai e ka shuar vetë flakën para se të ndërhynin forcat e sigurisë.

Ata kanë shuar flakën që kishte marrë tapeti i fushës dhe më pas kanë larguar protestuesin nga stadiumi. Ai mbante një bluzë ku shkruhej “End UK Private Jets”. Ndeshja më pas vijoi normalisht dhe Tsitsipas fitoi 2-0 (6-2, 6-1).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit