Panik në Roland Garros, 15 persona pozitivë me koronavirus

21 Shtator 2020
9:10
Telesport
back button

Kur duhet edhe një javë që të nisë grand slam i Roland Garros, janë konfirmuar rastet e para me Covid-19 në turneun francez të tenisit, që zhvillohet në fushat me dhè. Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, mes 192 tenistëve të regjistruar deri më tani janë të paktën 4 pozitivë me koronavirus.

Njëri prej tyre mund të jetë tenisti uzbek Denis Estomin, ndërsa tri të tjerët janë Ernesto Escobedo, Pedka Kristin dhe Barnave Zapata. Këta 3 të fundit nuk janë më në listën e tenistëve pjesëmarrës të turneut parizien.

Konfirmohet se pozitiv është trajneri i tenistëve Zapata e Kristin, që duket se ka infektuar edhe dy sportistët. Mediat konfirmojnë se ka raste me Covid-19 edhe të femrat (nuk përmenden emra), duke e çuar në 15 në total numrin e personave pozitivë.

Taashmë organizatorët e turneut po punojnë për të verifikuar personat me të cilët të infektuarit kanë qenë në kontakt ditët e fundit. Një betejë ndaj kohës, duke qenë se turneu nis pas 6 vitesh dhe sot nisin ndeshjet kualifikuese të turneut.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit