Panik para ndeshjes Napoli-Real Madrid, një tërmet i fortë trondit qytetin para sfidës së Champions

3 Tetor 2023
9:31
Telesport
back button

Momente paniku mbrëmjen e djeshme në Napoli, kur një tërmet me magnitudë 4 ballë ka bërë që qyteti të dridhej dhe mjaft banorë të dalin në rrugë.

Një situatë kaotike pak orë para ndeshjes së Champions League mes Napoli dhe Real Madrid, që do të luhet në stadiumin “Maradona” .

Mediat sqarojnë se për momentin nuk ka asnjë arsye për të menduar më të keqen dhe se ndeshja do të luhet normalisht. Pra, nuk ka asnjë arsye për ta shtyrë atë.

Situata sizmiologjike do të monitorohet orë pas ore, duke i kushtuar më shumë rëndësi ardhjes së tifozëve në stadium.

Skuadra e Real Madrid gjatë gjithë ditës ka qëndruar në hotelin e saj dhe nuk ka kryer stërvitje, por gjendja duket e qetë mes stafit dhe lojtarëve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit