Panik para provave në pistën japoneze, flakë në garazhin e skuadrave

23 Shtator 2022
11:14
Telesport
back button

Momente paniku në pistën e Motegi, ku ditën e diel do të zhvillohen garat e Çmimit të Madh të Japonisë në MotoGP. Në garazhin e skuadrës Marc VDS, që garon në kategorinë Moto2, ka patur zjarr.

Flakët nisën në momentin që është ndezur një nga motorët e garës, por për fat nuk ka patur asnjë dëmtim material apo lëndime personash. Kjo skuadër ëhstë e pozicionuar mes asaj të Suzuki dhe Aprilia.

Mekanikët kanë shuar menjëherë flakët edhe pse tymi që doli nga garazhi ishte i madh. Motorët e garës nuk pësuan asnjë dëmtim dhe janë gati për provat e sotme. Po ashtu edhe te skuadrat ngjitur nuk patim dëmtime apo lëndime.

“Është mirë kur pamë se gjithçka shkoi mirë, se të gjithë personat janë mirë. Skuadra mori shpejt situatën nën kontroll pas flakëve, bashkë me ndihmën e mekanikëve të skuadrave të tjera”, thanë organizatorët e garës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit